Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se java e ardhshme, është e vështirë, ndërsa ka paralajmëruar se për Kosovën, do ketë bisedime me liderë evropianë, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
”Në të njëjtën kohë, java e ardhshme është e vështirë për të gjithë ne. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me të gjithë liderët evropianë nga Bratislava, Kishinau, bisedimet me Macron, Scholz, deri te lufta për popullin tonë në Kosovë”.
”Dhe për ata që kanë frikë, që pyesin nëse do të dorëzohemi dhe do të biem nën presion, përgjigja ime është – S’ ka dorëzim, dhe asnjëherë dorëzimi nuk ka ardhë në konsideratë”.