Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni, vizituan sot parcelën publike në të cilën do të ndërtohen banesat me çmim të përballueshëm.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni, vizituam parcelën publike të cilën e kemi identifikuar për ndërtimin e banesave me çmime të përballueshme.
Ndërtimi i banesave moderne me çmime të përballueshme do të kontribuojë dukshëm në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit, njëherit do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.