Një person ka raportuar në polici, se persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari dhe para kesh në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:15 në Ferizaj.
“Ferizaj 27.05.2023-23:15. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedh stoli ari dhe para kesh.
Rasti në procedurë hetimore, nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e PK-së.