PSG-ja është kampione në Francë për herë të 11-të në histori. Skuadra parisiene e siguroi matematikisht vendin e parë një javë para fundit falë barazimit 1-1 në fushën e Strasburgut.
Në minutë ne 59-të, Kylian Mbappe, pasi mori një pasim të gjatë nga mesfusha, shërbeu për Messin që do të shënonte.
Kundërpërgjigjja e Strasburgut nuk vonoi shumë. Në minutën e 79-të Gameiro barazoi rezultatin në 1-1, duke siguruar mbijetesën në elitën e futbollit francez.