Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar se sot është punuar në rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes në rrugën B.
Gjatë punimeve, tubacioni i vjetër është zëvendësuar me një tjetër të ri.
“Ky intervenim do të mundësojë shërbim më të mirë për konsumatorët tanë në atë pjesë” ka thënë mes të tjerash Osmani.
Postimi i plotë:
Çdo vikend, ditë pune. Sot, tek “Rruga B”Sipas planifikimit vazhduam punimet në rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, pra zëvendësimin e tubacionit të vjetër me atë të ri. Ky intervenim do të mundësojë shërbim më të mirë për konsumatorët tanë në atë pjesë.
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!