Tensione u krijuan gjatë asistimit nga ana Policisë së Kosovës të kryetarëve të komunave në veri të vendit për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet e komunave përkatëse.
Këto tensione e kanë vënë Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin, Albin Kurti në qendër të kritikave që nga Depratamenti i Shtetit, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shtetet e QUINT-ti, e, të shumë analistë në Kosovë.
Teksa, Kurti vetëm pas gati 24-orësh pronuncohet për media rreth kësaj ngjarje, këtë e bën për RTV Dukagjinin, para një takimi me ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, të ftuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili është udhëheqës i korit diplomatik në Kosovë.
Pavarësisht kritikave të shumta që mori (nga ShBA e partnerët e saj) Kurti ka thënë se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe “mirë po shkon puna”, edhe pse, Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje Kurtit, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.
“Unë iu bashkangjita dhe e falenderojë shumë për ftesën. Por, sa i përkët ditës së djeshme ajo çfarë është e rëndëshime të theksohet është që krejt cka kemi synuar ne si Qeveri dhe institucione të Republikës është të mundësojmë që kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të kenë qasje dhe të punojnë në zyrat e tyre, ku duhet ti shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim feje, etnie e prejardhje. Dhe besoj që për këtë do ta kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë…E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti.