Petkoviq akuza ndaj ndërkombëtarëve: Bashkëpunuat me Kurtin për “okupimin e veriut”.
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka folur sot pasdite për ngjarjet e djeshme të ndodhura në veri të Republikës së Kosovës.
Petkovic ka thënë se përfaqësuesit e shteteve ndërkombëtare duhet që në vend të “tweet”-eve dhe reagimeve të ashpëra të shpjegojnë “popullit serb se pse KFOR-i nuk i mbrojti ata”, shkruan KoSev, transmeton Express.
Ai tutje ka thënë se pas kësaj ata duhet të ndërmarrin hapa konkretë që “Kurti të heqë pushtuesit e tij nga veriu i Kosovës”.
Në fund ka akuzuar faktorin ndërkombëtar se është “bashkëpuntor i Kurtit” në atë që e ka cilësuar “okupim i veriut”.