Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka biseduar në telefon me përfaqësuesin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Siç ka bërë të ditur shefi i ekzekutivit përmes një cicërime, britanikut ia ka bërë të ditur qëllimet, e që është sigurimi i aksesit për kryetarët e zgjedhur të komunave veriore.
Veç kësaj, ai shtoi se gjithashtu bashkë me qeverinë që drejton po punon maksimalisht për zbatimin e Marrëveshjes Bazë.
“Pata një telefonatë me Stuart Peach për zhvillimet e fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyra për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter.