Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë për një rast në fshatin Dresnik të Klinës, ku një punëtor I një kompanie kabllore që operon në Kosovë është lënduar gjatë punimeve në rrjet.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 40-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime derisa po punonte, për çka u dërgua me urgjencë në spital.
Në raportimin e Sinjalit duke u thirrur në burimet e veta, është përmendur emri i kompanisë kabllore, Telkos.
Menaxheri regjional për Dukagjin, Fidan Mustafa i ka thënë redaksisë se punëtori që është lënduar nuk është i kësaj kompanie.
“S’ka të bëjë absolutisht asgjë me Telkosin, ju e keni cekur që është punëtori ynë por në fakt nuk është. Ai është punëtor i KosNet, kompani krejt tjetër