Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook është shprehur se Kosova nuk meriton një udhëheqje të dëmshme e të rrezikshme si kjo.
Postimi i saj:
Në panikë nga dështimi në qeverisje, kryeministri Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës.
Një kryeministër i PAAFTË- se qeverisja e tij u dëshmua të jetë dështim total,
keqmenaxhim e me të vetmin rezultat varfërimin e secilit qytetar;
Një kryeministër i DËMSHËM, që shtetit tonë historikisht i ka sjell veç dëme në raporte ndërkombëtare e vërejtje me shkrim nga SHBA e BE.
Një kryeministër HIPOKRIT, që flet për moral derisa luan me të ardhmen e familjeve tona – se ai të veten nuk e ka në Kosovë;
Përfundimisht, një kryeministër PALAQO, që përkujdeset për performancë për militantë partiak, e jo për arritje të vërtetë ndërkombëtare të shtetit tonë.
Kosova nuk meriton një udhëheqje të dëmshme e të rrezikshme si kjo!