Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka folur për media pas takimit që pati të shtunën me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në objektin komunal të kësaj komune, duke shprehur edhe një herë se ajo çka po bëjnë autoritetet e Kosovës është legjitime.
Sveçla ka thënë se është i bindur që të gjitha këto vështirësi do t’i tejkalojnë.
“Erdha, e vizitova kryetarin e Komunës, i dëshirova punë të mbarë. Shpreha mbështetjen tonë, u pajtuam që ka nevojë të gjitha institucionet, qoftë vendore apo qoftë qendrore, të punojnë për të mirën e qytetarëve, me iu shërby qytetarëve përkundër vështirësive. Ne jemi të bindur që të gjithë këto vështirësi do t’i tejkalojmë. Policia e Kosovës është Kosovës dhe këtu është Republikë e Kosovës”, ka thënë Sveçla para mediave nga Leposaviqi.
I pyetur për deklaratat e QUINT-it dhe SHBA-së, Sveçla ka thënë se për këto do të përgjigjet nga Prishtina.
Edhe kryetari Hetemi është larguar nga objekti komunal