Gazeta raportoi para pak çastesh për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Sopot të Gjakovës, ku një grua ka privuar veten nga jeta.
Sipas Policisë, viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët të cilët kanë njoftuar Policinë, ndërsa në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e 51-vjeçares.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot kemi pranuar informatë se në fshatin Sopot-Gjakovë, familjarët kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1972”, tha ai.