Dje në Prishtinë ka pasur një kallëzim të rremë për bombë në stacionin e autobusëve.
Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15:45, në Prishtinë njësitë policore kanë pranuar një telefonat nga një i dyshuar i pa njohur se në objektin e stacionit të autobusëve është i vendosur një mjet shpërthyes.
Njësitë policore kanë evakuar qytetarët si dhe personelin i cili ishte në objektin e stacionit.
Pas kontrollit të kryer nga njësitë relevante policore nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevant.