Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar për situatën në pjesën veriore të vendit ku edhe tre kryetarët e tjerë të rinj në pjesën veriore janë futur në objektet zyrtare komunale.
Bislimi ka thënë se ata “janë të zgjedhur me votë dhe mund të rrëzohen vetëm me votë”.
“Kryetarët e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, që u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё. Institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre”.
“Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.