Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas reagimit të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Jeff Hovenier ku i ka dënuar përpjekjet e Policisë së Kosovës, për t’i futur kryeartët e rinj në objekte e komunave veriore.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jefrrey Hovenier.
E për këtë deklaratë e Ahmeti e ka vlerësuar si “reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-ve deri tash mbi situatën ënë veri të Kosovës] në vitet e fundit”.
“Pa komentuar nëse e kanë mirë apo gabim, ky është reagimi më direkt dhe më i vrazhdë i ShBA-ve deri tash mbi situatën në veri të Kosovës] në vitet e fundit”, ka thënë Shpend Ahmeti në një postim në Twitter.
By not commenting whether right or wrong this is the most direct and raw reaction of US to date on the situation in the past few years. https://t.co/lNY39vJKul
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) May 26, 2023