Policia e Kosovës ka larguar nga vendi i ngjarjes veturën e cila i djegë nga protestuesit serbë.
Largimi i kësaj veture erdhi pas largimit të protestuesve dhe qetësimit të situatës në Zveçan.
Kjo nuk është vetura e vetme e dëmtuar. Edhe një veturë tjetër u dëmtua, pasi u qëllua me gurë nga protestuesit.
Si pasojë e sulmeve, pesë zyrtarë policorë kanë marrë lëndime të lehta trupore, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës.