Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, për proceset e rëndësishme që e presin vendin në vijim, zhvillimin e dialogut Kosovë – Serbi dhe bashkëpunimin rajonal.
Hoxhaj ka theksuar nevojën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e menjëhershëm të qeverisë pas certifikimit të rezultateve, sepse sipas tij, qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit.
Ai ka bërë me dije do të vazhdojë të jetë opozitë konstruktive. “Rezultatet e dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit dhe pjekuria politike e partive tregon që Kosova ka demokraci të konsoliduar dhe të fortë, karshi vendeve të rajonit, ka thënë Hoxhaj.
Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka inkurajuar PDK-në për të qenë opozitë konstruktive e pushtetit.