Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sapo ka arritur në Zveçan.
Nën masa të rrepta sigurie, ministri Krasniqi ka arritur në objektin e komunës aty ku po qëndron kryetari Ilir Peci.
Forca elitare të policisë speciale të Kosovës përcollën futjen e ministrit Krasniqi brenda objektit të komunës në Zveçan.