Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci ka mbetur i bllokuar brenda objektit të kësaj komune.
RTVD që po raporton nga vendi i ngjarjes në Zveçan ka thënë se Peci është brenda objektit së bashku me katër zyrtarë policorë.
Po ashtu mediat nuk janë të lejuara të afrohen atje pasi rrezikshmëria është e lartë që të afrohen afër objektit.
Por situata është më e qetë pak se para një ore e gjysmë ndonëse ende po shihen ende qytetarë të maskuar rreth ndërtesës.