Policia ka shpërndarë protestuesit në Zubin Potok dhe është futur në objektin e komunës, shkruan Gazeta Metro.
Pas një ultimatumi që i dha Policia qytetarëve serbë për ta liruar rrugën për futjen në objekt, Policia ka hedhur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Gjatë aksionit ka pasur qytetarë të lënduar nga tymi i gazlotsjellësit. Derisa ka pasur edhe autoambulance aty për t’i ndihmuar ata.
Sot gjatë ditës janë grumbulluar qytetarë serbë në katër komunat veriore për t’i penguar kryetarët e rinj që të hyjnë nëpër objektet e komunave.
Në komunën e Zveçanit ka pasur një përleshje mes serbëve të grumbulluar dhe Policisë së Kosovës.
Përveç një veture të djegur të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për dëme në njerëz.