Shefi i stafit në Presidencë, Blerim Vela, ka reaguar pas zhvillimeve dramatike në veri, duke thënë se Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin.
Pas të shtënave me armë dhe gaz lotsjellësit, është djegur edhe një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan.
Qytetarët serbë po kundërshtojnë hyrjen në objektin e komunës së Kosovës të kryetarit të zgjedhur më 23 prill.
Ndërkaq, shefi i stafit në Presidencë, Blerim Vela theksoi se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren.
“Protestues ‘paqësor’ që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, shkruan ai.
Ndryshe, qytetarët serbë janë mbledhur për të kundërshtuar hyrjen në Komunë të kryetarit të ri të zgjedhur në prill.