Mes tensioneve, kryetari i ri i Zveçanit ka arritur të hyjë në objektin e komunës.
Gazeta Express mëson se Policia ka arritur ta sigurojë derpërtimin e kryetarit Ilir Peci brenda objektit.
Sot para objektit komunave veriore, janë mbledhur qytetarë serbë për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj. Situata është tensionuar në Zveçan, ku turma ishte më e madhe dhe pati konfrontim me Policinë.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën, ndërkaq janë dëgjuar edhe krisma, që mediat raportojnë se ishin të shok-bombave.
Janë publikuar edhe pamjet e një veture të djegur të Policisë së Kosovës.