Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në veri të vendit, saktësisht në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan.
Sipas mediave serbe në Zubin Potok dhe Leposaviq, rreth gjysmë ore më parë, një grup i vogël i qytetarëve janë mbledhur në qendër, përkatësisht para ndërtesës së komunës. Ende nuk dihet arsyeja e grumbullimit.
Mediat serbe raportojnë se dyshohet se kryetari i sapo zgjedhur, Izmir Zeqiri, aktualisht ndodhet në stacionin policor dhe se supozohet se ka ardhur për të kërkuar ndihmën e policëve për të hyrë në ndërtesën e komunës.
Pak pas orës 12:30 në Zubin Potok ka rënë sirena e sulmit ajror, për këtë arsye qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendër të kësaj komune.