Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen e Odës Nordike.
Me këtë rast ai ka thënë se shpreson që Oda të jetë urë lidhëse që bizneset nga këto vende të investojnë në Kosovë.
Kryetarja e Odës Nordike të Tregtisë, Afërdita Pllana, u shpreh i bindur se Oda do të ndihmojë në rritjen ekonomike, por dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Ambasadori i Finlandës Matti Nissinen u shpreh se bashkëpunimi ekonomik ndemjet vendit të tij dhe Kosovës do të vazhdojë dhe Oda do të jetë mundësi shumë e mirë.
Edhe ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grondahl, e cilësoi këtë nismë si të qëlluar, duke shtuar se mbeten të përkushtuar në intensifikimin e bashkëpunimit.