Dje në Gjakovë është arrestuar një mashkull kosovar pasi dyshohet se ka plagosur viktimën mashkull kosovar tjetër.
I dyshuari ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe e ka plagosur atë. Më pas të dyshuarit i është konfiskuar arma me të cilën viktima dyshohet se është lënduar dhe i njëjti është dërguar në burg.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme.
Njoftimi i plotë:
“Gjakovë 25.05.2023 – 12:21.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull duke e plagosur.Nga i dyshuari është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorë në rast. Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.