Thonë se kanë nevojë për asistentë, por deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë prezent as edhe në seanca.
Raste të tilla janë dëgjuar shpesh në Kuvendin e Kosovës.
Por angazhimi i asistentëve duket se ka bërë bashkë ndër rstet e rralla, deputetët e shumicës dhe të opozitës.
Deputetët nga radhët e PDK-së e LDK-së janë për asistent por kërkojnë nga qeveria që të zvogëlojë numrin e këshilltarëve në ministri.
Edhe për Dude Balje nga Grupi Multietnik, asistenca është e domosdoshme kjo pasi udhëton çdo ditë nga Prizreni dhe nuk arrin t’i kryej të gjitha punët.
Veçanërisht deputetët që janë në mandatin e parë kanë nevojë për asistencë.
E organizatat që monitorojnë Kuvendin e kritikojnë këtë veprim duke thënë se pushteti politik po priviligjon nevojat e veta.
Por sa do ti kushtojë buxhetit të Kosovës?
Nga një përllogaritje e thjeshtë, rezulton se për ta paguar asistentin për një deputet për katër vite mandat, buxhetit të shtetit i kushton 29 mijë e 232 euro.
Kurse, për të mbuluar këto shpenzime të 120 deputetëve të legjislaturës së Kuvendit, gjatë kësaj periudhe katërvjeçare, buxhetit të shtetit i kushton hiç më pak se 3,5 milionë euro./Gazeta10/