Ka filluar rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për 494 vendvotimeve.
Indeksonline ka mësuar komunat prej të cilave janë 494 vendvotimet që do të rinumërohenSipas KQZ-së arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota, ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime).
Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së Burim Ahmetaj pati thënë se në 370 vendvotime një kandidat ka më shumë vota se subjekti, duke rekomanduar që këto vendvotime që të shkojnë në rinumërim.
Ndërsa, Sami Kurteshi kishte kërkuar që të krijohet një komision që të verifikohet secila votë veç e veç. Kurteshi madje ka thënë se asnjëherë nuk është publikuar lista e atyre që u është refuzuar vota nga jashtë.
Kurteshi ka përmendur që disa parti të komunitetit boshnjak kanë marrë vota në disa vende nuk ka pjesëtar të këtij komuniteti.