Drejtuesit e Galatasarayt kanë hartuar një plan të ri për edicionin e ardhshëm dhe pjesë të planit e shohin edhe yllin e Kosovës, Milot Rashica.
Galatasaray është në garë për titull të kampionit në Turqi dhe në rast të shpalljes kampione, Galata siguron pjesëmarrjen në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Trajneri Okan Buruk ka kërkuar që Rashica dhe Mauro Icardi të mbesin pjesë e Galatasarayt, derisa ish-anëtari i Vushtrrisë ka shprehur dëshirën të qëndrojë edhe më gjatë në klubin turk. Në ndeshjet e sezonit aktual, 26-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 34 paraqitje. Me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.