Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar për detyrën e re kryetarët e Komunës të Zveçanit dhe Zubin Potokut nga radhët e PDK-së, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri.
Krasniqi betimin e kryetarëve nga radhët e PDK-së e ka quajtur lajm të mirë, i cili sipas tij më në fund u jetësua.
Tutje, Krasniqi theksoi se detyrat e reja para se të gjithash janë përgjegjësi shumë e madhe.
‘Sot, zyrtarisht, janë betuar dhe kanë marrë detyrën dy Kryetarët e Komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, nga radhët e PDK-së, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri. Padyshim, është lajm i mirë që vullneti qytetar, i shprehur me 23 prill, më në fund u jetësua”, ka shkruar Krasniqi.
I pari i PDK-së, ka uruar edhe kryesuesen e Kuvendit Komunal në Zveçan, Selvete Kelmendi.
“Urime dy kryetarëve, Ilirit dhe Izmirit, por edhe Selvete Kelmendit – Kryesueses së Kuvendit Komunal në Zveçan, për detyrat e reja, të cilat, para se gjithash, janë përgjegjësi shumë e madhe”, shtoi ai.