Pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, pesë të dyshuar janë rrahur mes vete, ku njëri prej tyre ka marrë lëndime trupore.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 16:20, në sheshin “Vëllezërit Kryeziu” në Gjakovë, raporton Zeri.info, përcjell Gazeta Papirus.
“Pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes vete dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre prej tyre janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar. Dy prej të dyshuarve gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.