Policia e Kosovës në Ferizaj dje në rrugën ‘’Zenun Beqa” ka ndaluar një 40-vjeçar me inicialet SH.B., i cili ishte në kërkim policor.
Bëhet e ditur se gjatë legjitimit dhe kontrollimit të tij, i është gjetur një thikë, teksa pas verifikimit është parë se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 6 vepra penale: tri raste ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge, një rast ‘’Sulmi’’, një rast ‘’Kanosje’’ dhe një rast ‘’Grabitje’’.
Ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme gjyqësor