Media ka raportuar dje për arrestimin e Bujar Bajramit, i njohur edhe si Bugja, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua të moshuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.
Bajrami dyshohet se ka hyrë me forcë brenda shtëpisë së 80-vjeçares J.T., e cila ishte e vetme në shtëpinë e saj dhe të njëjtës i ka kërkuar t’ia japë disa para të cilat pretendonte se ia ka borxh.
Në momentin që viktima ka refuzuar t’ia japë paratë, 42-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe më pas ka hequr pantallonat e tij dhe ka filluar ta zhvesh me dhunë të moshuarën.
Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ku ka rrëfyer në detaje gjithë tmerrin që e bëri ta përjetojë Bujar Bajrami.
I dyshuari fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, ndërsa më vonë është arritur që të arrestohet.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.