Analistët serb të sigurisë kanë theksuar se përderisa fqinjët po armatosen nga NATO, çka po ndodhë me Serbinë, duke vlerësuar stërvitjet në Kosovë dhe Malin e Zi si kërcënim dhe provokime serioze, shkruan “Kurir” transmeton Gazeta Papirus.
“Pse stërvitje pikërisht në Kosovë? Ata po trajnohen në rast agresioni eventual? Çfarë lufte nëse ata janë rrethuar me vende anëtare të NATO-së. Është e tepërt të thuhet se Serbia mund të bëjë agresion në territorin e saj, në anën tjetër Serbia sipas rezolutës 1244 ka drejtë të shkoj me forca nëse ka nevojë për mbrojtjen e popullit në Kosovë”, ka thënë Bjegoviç.
Ai shtoi se “çfarë do qoftë ajo ushtri, ajo me gjasë do jetë pjesë e NATO-së, që për ne është kërcënim. Do kishim konflikt me aleancën e NATO-së në rast ndonjë kërcënimi”, tha ai.
Karan konsideron se strategjia që u planifikua nga ShBA.
“Gjashtë profesor kanë përpiluar strategjinë që Kosova të hyj në institucionet ndërkombëtare, duke vendos Serbinë në situatë që ajo të bisedoj me një anëtare të paktit NATO. E gjithë skema komplet është harmonizuar me zhvillimet në Kosovë, nuk është harmonizuar stërvitja, por sjelljes së Kurtit i është harmonizuar stërvitja. Kjo është kërcënim për Serbinë, kush merr pjesë në atë stërvitje, shqiptarët, kroatët, maqedonët dhe turqit, kjo është kërcënim dhe provokim ndaj Serbisë! Por për këtë nuk vendosin këto vende, dihet kush janë gjeneralët e NATO-së dhe kudh udhëheq stërvitjet”, tha Karan.
Sipas tij, kjo është befasi e pakëndshme për të gjithë ne, përfshirë edhe zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë!