Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, ka emëruar kryeministër të përkohshëm presidentin e Këshillit të Shtetit, Ioannis Sarmas.
Ai do të udhëheqë qeverinë deri më 25 qershor, kur janë caktuar zgjedhjet e reja parlamentare, raporton aljazeera.
Partia Demokracia e Re e ish-kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis fitoi 40.8 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura më 21 maj, por nuk arriti të sigurojë një shumicë për të formuar vetë një qeveri.
Syriza mori 20.1 për qind të votave dhe socialistët PASOK-Kinala e Nikos Androlakis ishin të tretët me 11.46 për qind të votave.
Të tre partitë refuzuan mandatin e ofruar për të formuar qeverinë dhe ranë dakord që zgjedhjet e reja të mbaheshin më 25 qershor.
Ndryshe, sipas kushtetutës greke, presidenti emëron një kryeministër të përkohshëm për ta udhëhequr vendin në një votim të përsëritur nëse dështojnë bisedimet rreth arritjes së një koalicioni.
Fituesi i zgjedhjeve të dyta mund të marrë deri në 50 vende bonus për çdo pikë që fiton mbi 25 për qind.