Janë duke u kryer negociata dhe krijuar plane nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), se si të përballet me pandemitë, nëse ndodh që të ketë ndonjëherë në të ardhmen.
Më 24 maj 2024 pritet që të realizohet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme e që duhet të miratohet nga 194 vendet anëtare të organizatës.
Për shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, një pakt i ri është prioritet tani, duke shtuar se “të gjithë duhet të kemi angazhim brezash në mënyrë që mos t’i kthehemi ciklit të vjetër të panikut dhe neglizhencës”, në asamblenë vjetore të agjencisë së OKB-së.
Ky pakt i kërkuar ka për qëllim të mbështet dhe ngjallë organizatat dhe trupat mbrojtës në gjithë botën në luftën kundër patogjenëve të mundshëm pas pandemisë së COVID-19, e cila vrau afër 7 milionë njerëz në gjithë botën.
Çfarë është ky traktati pandemik?
OBSH-ja tashmë ka rregulla të detyrueshme të njohura si Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit, me të cilat që nga viti 2005 përcaktohen detyrimet për ato vende ku ngjarje që kanë të bëjnë me shëndetin publik kanë potencial për t’i kaluar kufijtë. Këto përfshijnë këshillimin e menjëhershëm të OBSH-së për një emergjencë shëndetësore dhe masat për tregtinë dhe udhëtimin.
Këto rregullore, të cilat u miratuan gjatë përhapjes së virusit SARS në vitet 2002-2003, aktualisht shihen si të përshtatshme në rast të përhapjes së sëmundjeve si Ebola, por të pamjaftueshme për një pandemi në nivel global.