Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për medie tha se duke u bazuar në rekomandimin e IKShPK-së dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë miratuar heqjen gjendjes emergjente të shëndetit publik në lidhje me Covid-19.
Ai falënderoj të gjithë ata që kontribuuan që pandemia të kalojë, por që thotë se kjo sëmundje nuk është zhdukur.
“Këto 1164 ditë të gjendje së emergjencës së shëndeti u tejkaluam me shumë sakrifica. Në vetëm 3 ditë ndryshoj gati gjithçka në jeton tone, ja ku jemi sigurisht edhe më të përgatitur. Covid-19 nuk është më emergjencë globale, por kjo nuk nënkupton që kjo sëmundje është zhdukur”.
“Për çdo gjë ne do të marrim masa. Në këto 3 vite sfiduese ne arritëm që të vaksinojmë popullatën dhe shpëtimin e jetëve. Mirënjohje shteteve mike të Kosovës dhe organizatave që na ndihmuan dhe i’u përgjigjen kërkesave tona. Përulje për mjekët, bashkëndjejmë me familje që humbën familjarët e tyre. E përmbyllim këtë fazë më të ditur, më të kujdesshëm”, tha ai.