Cristiano Ronaldo e ndihmoi ekipin e tij, Al-Nassr mbrëmë në fitoren ndaj Al-Shabab duke e shënuar golin e tretë dhe të fitores.
Por, ajo që bëri bujë më shumë se goli i yllit portugez ishte mënyra e festimit të tij, shkruan.
38 vjeçari festoi duke rënë në sexhde, me ç’rast ky veprim u bë viral në krejt botën dhe bashkëlojtarët e tij e duartrokitën.
E pas lojës, pesë herë fituesi i Topit të Artë e bëri një postim në rrjetet sociale, duke i falënderuar tifozët për mbështetjen në rrugëtimin e ekipit drejt titullit të kampionit në