Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”.
Sipas tij, Kosova qëndron krahas shteteve evropiane sa i përket përpilimit e zbatimi të strategjive që synim kanë zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.
Kurti shtoi se trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një për qind sa ishte, në 11 për qind nga Qeveria e tij.
Gjatë gjysmë së parë të mandatit të Qeverisë sonë jemi fokusuar në adresimin e pa barazive sociale dhe ekonomike
Kosova megjithëse ende nuk është anëtare e Konventës e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, çdo ditë e më tepër po e dëshmon vendosmërinë e saj në ndërmarrjet e verimeve për të reduktuar nivelin e ndikimit në mjedis
“Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimin e strategjive dhe në zhvillimin e miratimin e politikave të cilat në thelb e synojnë tranzicioni e drejt drejtë ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshëm. Përmes tyre synojmë të adresoj sfidat mjedisore që krijojnë barazi sociale, zhvillim ekonomik dhe gjithë përfshirje. Koncepti i qëndrueshmëri është më qendër e pothujse të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojmë e po i miratojmë”.
“Gjatë gjysmë së parë të mandatit të Qeverisë sonë jemi fokusuar në adresimin e pa barazive sociale dhe ekonomike. Përmes politikave gjithëpërfshirëse e skemave për zhvillim në mbështetje sociale të cilat kemi filluar ti aplikojmë do të sigurojmë që grupet e cenueshme, duke përfshirë grupet me të ardhura të ulëta e ato të margjinalizuara të kenë përmasim të dukshëm në mirëqenie, qasje në punësim, arsim e shëndetësi energji e shërbime të tjera”.
“Trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një për qind sa ishte kur filluam mandatin, në 11 për qind. Ne jemi të përkushtuar që të avancojmë tutje dhe synimi ynë është që pesë vitet e ardhshme të kemi shtatë kryeqendra me impiante. Kosova megjithëse ende nuk është anëtare e Konventës e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, çdo ditë e më tepër po e dëshmon vendosmërinë e saj në ndërmarrjet e verimeve për të reduktuar nivelin e ndikimit në mjedis”, tha ai.
Tomás Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se janë të përkushtuar që ta ndihmojnë Kosovën që të ketë një të ardhëm të qëndrueshëm.