Holanda do të bëhet vendi i parë që do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16, tha Yuriy Sak, këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës.
Sipas tij, Holanda ka 18 F-16 të cilët nuk përdoren: “Ata avionë luftarakë mund të dërgohen në Ukrainë. Fillimisht ishte planifikuar kalimi i tyre te kompanitë private, por ky proces është shtyrë”.