Shoqërohet edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ndihmoi autorin Habib Rexha, që ekzekutoi me plumb në kokë Arjan Gosën të dielën që shkoi në qytetin e Kavajës.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra thotë se i shoqëruari është Ervis Kurti, shoku i Habib Rexhës, raporton Gazeta Papirus.
Pasditen e sotme, Rexha u vetëdorëzua në Policinë e Kavajës, ndërsa rol kryesor në këtë proces kishte familja e tij.
Abc News ka zbardhur dëshminë e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ku Rexha ka deklaruar se shoku i tij nuk kishte dijeni për krimin që ai kishte kryer.
“Isha pranë një kinkaleria bashkë me një shokun tim. Pashë që Arjani ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbe. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjak nxehtësia.Pasi bëra vrasjen u largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim te Kukësit”, ka deklaruar ai.
Hetimet e policisë kanë ngritur dyshime se ai është ndihmuar nga Ervis Kurti.