Dogana e Kosovës njofton se në qytetin e Ferizajt kanë kryer kontroll në dy barnatore në Ferizaj, ku kanë gjetur mallra, medikamente të pa deklaruara (pa banderola ) në sasi 479 pako.
Bëhet e ditur se origjina e medikamenteve ishte nga vende te ndryshme të botës dhe se të gjitha mallrat janë konfiskuar.