GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Shkelzen Maliqi: Kurti të dëgjojë Hovenierin që kryetarët e Komunave në veri të marrin përsipër një rol teknik

23/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme, Opinione, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Shkelzen Maliqi: Kurti të dëgjojë Hovenierin që kryetarët e Komunave në veri të marrin përsipër një rol teknik
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Shkelzen Maliqi beson se autoritetet në Prishtinë duhet të dëgjojnë këshillën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, që kryetarët e sapozgjedhur në veri të marrin përsipër vetëm një rol teknik, e jo politik.

Mirëpo, Maliqi tha për Kosova Online se nuk është i sigurt nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka dëgjuar dhe kuptuar saktë mesazhin e diplomatit amerikan, përcjellë Gazeta Papirus.

Kur është fjala për vazhdimin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili me sa duket është sërish në ngërç, Maliqi tregon se pas takimeve në Ohër, kur u dakordua për aneksin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit nga shkurti, ofensiva diplomatike e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë është qetësuar disi.

“Ofensiva diplomatike u qetësua pas Ohrit dhe, me sa shohim, nuk ka sanksione për vonesa në përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja. Nëse nuk ka presion, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti do të inkurajohen edhe më shumë të vazhdojnë me pengesat. Mendoj se plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte”, thotë Maliqi.

Ai shton gjithashtu se vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare dhe përpjekjet e tyre politike dhe diplomatike në një nivel më të gjerë janë aktualisht të përqendruara në Ukrainë.

“Nga ana tjetër po ikën koha për vendosmërinë amerikane për të bërë progres më serioz në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sepse së shpejti në SHBA do të fillojë fushata për zgjedhjet presidenciale dhe fokusi do të jetë në të“, thotë Maliqi.

Tags: analizOpinionShkëlzen Maliqi
ShareTweetShare
Previous Post

Deklarata kundër partnerit të ri të Dua Lipës? Reagon Anwar Hadid

Next Post

‘Luanesha e ISIS-it’ – 21 vjeçarja nga Kosova dënohet me burg në Itali

Next Post
‘Luanesha e ISIS-it’ – 21 vjeçarja nga Kosova dënohet me burg në Itali

‘Luanesha e ISIS-it’ – 21 vjeçarja nga Kosova dënohet me burg në Itali

Lajmet e fundit

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.