Votat e kandidatëve për deputetë tashmë janë numëruar.
Indeksonline ka arritur të siguroj listën e plotë të votave të kandidatëve të PDK-së në komunën e Podujevës.
Në listë shihet se dy kandidatë të PDK-së morën më shumë vota se numri 1 i listës, Enver Hoxhaj.
Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani kanë më shumë vota se Enver Hoxhaj në komunën e Podujevës.
Zejnullahu ka arritur të marr 3176 vota ,kurse Isak Shabani ka 3448 vota. Ndërsa numr 1 i PDK-së në Podujevë mori 3098 vota.