Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për tri projekte me vlerën 690 mijë e 500 eurosh në atë komunë.
Këtë memorandum ai e ka nënshkruar me zëvendësministrin e kësaj ministrie, Hysen Durmishi.
Këto projekte përfshijnë:
“Sanimi dhe rehabiltimi i rrugës së dëmtuar nga vërshimet në fshatin Pakashticë, në vlerë prej 154,000.00€
Zgjerimi, sanimi dhe riasfaltimi i rrugës kryesore në Shamalluk, në vlerë prej 186,500.00€.
Ndërtimi i rrugës Turuqicë- Herticë, në vlerë prej 350,000.00 €”, njofton Bulliqi.
Projektet do të fillojnë këtë vit, për të vazhduar edhe në vitin 2024, kur pritet që sipas të parit të Podujevës, të mbarojnë ato.