Anëtari dhe aktivisti i VV-së në Komunën e Podujevës, Fehmi Blaçkori ka dhënë dorëheqje nga subjekti politik që i takonte deri sot, raporton Gazeta Papirus.
Këtë njoftim Blaçkori e ka bërë publik përmes një postimi në Facebook.
Ky është postimi i tijë i plotë:
“Ora 11 e 20 minuta
Vendi Zyra e Vetëvendosjes në Besianë .Brenda saj askush .Dera e Zyrës mbyllur , dyert e koridorit hapur. Qetësi gati absolute .Nuk ishte as administratori ,askush nuk ishte .
Si zakonisht në Llap hapur janë çajtoret . Natyrisht në pritje të hapjes së zyrës për pak kohë do të qëndroj në kafe- çajtoren aty afër.
Sido që të jetë zyra me administarator apo ndonjë aktivist brenda apo pa ta unë pas 20 minutash prap do trokas në derën e subjektit Vetëvendosje në Besianë për të cilin nuk kurseva asgjë për ta ndihmuar .
Aty do të lë, qoftë zyrja hapur apo mbyllur vendimin tim në formë të shkruar për të mos qenë më anëtar i Vetëvendosjes.
Unë e di që jeni rritë shumë dhe mundeni pa mua, por edhe ju ta dini se edhe unë mundem pa ju”, ka shkruar Blakçori.