Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i katërvjeçarit që ka rënë dje në kanalin e Ibër-Lepencit, në Akrashticë të Vushtrrisë.
Ai për Klan Kosovën ka deklaruar se viktima u gjet sot rreth orës 12:00 nga nga ekipet e kërkim-shpëtimit në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Policia është duke u marrë me procedurat e hetimit dhe trup i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.“Trupi është gjetur në Bukosh të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti.