Policia Rajonale e Komunikacionit rrugor në Ferizaj, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.K (M/K) i moshës 25 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 127 km/h.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse me dënim prej 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë” thuhet në njoftim.