Policia e Kosovës, ka njoftuar se një femër është arrestuar pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht një femër tjetër.
Viktima, siç njofton PK’ja, ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE – Klinë 21.05.2023 – 11:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja.