Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot ka vizituar në zyrën e tij, kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, transmeton Gazeta Papirus
“I urova punë të mbarë në detyrën e tij të re duke i ofruar gatishmërinë time të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij.
Do të angazhohemi bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve tanë të Mitrovicës së Veriut të ju sigurojmë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e kushte të qëndrueshme jetese. Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar.”, ka shkruar Sveçla./Gazeta Papirus/