Në Matiçan dyshohet se janë gjetur mbetje mortore të një të vrari gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kushtrim Gara, nga Sekretariati i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, ka konfirmuar për Ekonomia Online se nga gërmimet në varrezat në Matiçan, kanë hasur në mbetjet mortore të një personi, viktime civile nga lufta e fundit.
Ai ka sqaruar se nga gërmimet e bërë në gjetjen e dy personave, gjatë së hënës kanë hasur në mbetjet mortore të njërit prej tyre. Ai tha se gjatë gërmimeve, lokacioni sot është vizituar edhe nga ambasadori britanik Abott. Sipas tij kjo është hera e katërt që po gërmohet në këtë lokacion ku në vitet paraprake janë gjetur edhe tetë persona të tjerë, raporton EO.
Gara ka sqaruar se gërmimet do te vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme me qëllim të gjetjes së personit tjetër. Ndërsa për identitetin e personit të gjetur gjatë të hënës, ai ka thënë se do të bëhet publik në ditët në vazhdim.